1 muaj pasi bëri tatuazh fytyrën e saj, këngëtari shqiptar ndahet nga gruaja




Ditën e sotme në emisionin e radios ‘In Traffic’ është hapur tema e tatuazheve. I ftuar në studio ka qenë një prej tatuazhistëve të njohur të qytetit të Tiranës, Bledar Loloci. Ai prej vitesh merret me këtë profesion dhe nga eksperienca e tij ka mbledhur histori të shumta tatuazhesh nga persona të ndryshëm.

I pyetur për të treguar një histori të veçantë dhe për të qeshur që i ka ngelur në mendje, Bledari ka preferuar të tregojë historinë e një këngëtari të njohur shqiptar. Ai rrëfeu se këngëtari kishte shkuar bashkë me gruan e tij tek Bledari, për të bërë gjestin romantik: të bënte tatuazh portretin e saj.

Mirëpo një muaj pas tatuazhit këngëtari ishte ndarë nga gruaja dhe kishte kërkuar ta modifikonte tatuazhin e tij, duke e mbuluar me një figurë tjetër. Mirëpo për shkak të ruajtjes së privatësisë, Bledari ka preferuar të mos përmendë emra, por thjesht të tregojë historinë.




Be the first to comment

Leave a Reply