100 mijë peshq të rinj – troftë në Liqenin e Ohrit




Ministri për bujqësi, pylltari dhe ujëra, Ljupço Nikollovski, në Ohër, së bashku me Entin për hidro-biologji dhe me Inspektoratin shtetëror për bujqësi, mori pjesë në pasurimin e Liqenit të Ohrit me 100.000 mijë peshq të rinj nga lloji endemik i trotës së Ohrit.

Kjo sasi është pjesë e 2.500.000 njësive të planifikuara për tërë liqein. Aktiviteti filloi më 11 shtator dhe në mënyrë të vazhduehsme do të realizohet deri në mesin e tetorit. Troftat e lëshuara janë në moshë prej 6 deri më 9 muaj, me peshë prej 3 gram dhe gjatësi deri më shtatë centimetra.

Ky aksion është veprim i rregullt në pajtim me Ligjin për peshkatari dhe kultura ujore, me çka shteti është i obliguar të kujdeset për ujërat për peshkim në bazë të raportit për kultura ujore të përgatitur nga institucionet kompetente dhe për këtë aksion nga buxheti janë ndarë 10 milionë denarë.




Be the first to comment

Leave a Reply