18 vite martesë, Eneda Tarifa ndahet nga bashkëshorti?




Një prej historive më jetëgjata mes artistësh mund të ketë marrë fund.

Eneda Tarifa dhe partneri i saj prej shumë vitesh, Erjon Zaloshnja mund të mos i kenë punët mirë bashkë. Burime për Anabel.al tregojnë se çifti nuk shikohen më bashkë dhe mesa duket, i kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin, në të gjitha aspektet.

Prej vitesh bashkëpronarë të Rockstock-ut, ky është sezoni i parë që Eneda Tarifa nuk këndon në këtë lokal. Të shtunën, Erjon Zaloshnja zhvilloi mbrëmjen hapëse të sezonit, por partnerja e tij shumëvjeçare në jetë dhe në biznes jo vetëm që nuk këndoi, por nuk u duk fare në lokal.

Tarifa duket ta ketë braktisur biznesin që menaxhonte bashkë me Zaloshnjen, pasi më 3 janar ishte duke kënduar në një prej club-eve konkurrente, Cavaliero Club.

Madje, Zaloshnja e reklamoi natën e të shtunës si një fillim të ri, duke shkruar:

“Ky është Rockstock që kam dashur gjithmonë”.

Në maj të 2013-ës, Eneda Tarifa dhe Erjon Zaloshnja u bënë prindër për herë të parë, pas një marrëdhënieje që nisi kur ishin të dy fare të rinj.




Be the first to comment

Leave a Reply