20 minuta fjalim, Saimir Tahiri rikthehet sot në Kuvend




Pas shumë muajsh mungesë, Saimir Tahiri sot rikthehet të flasë në Kuvendin e Shqipërisë.

Këtë fakt e ka lajmëruar kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi si deputet i pavarur, pasi u përjashtua nga grupi parlamentar i PS-së deri në sqarimin e akuzave.

Tahiri do të flasë për 20 minuta, dhe pritet të reagojë në lidhje me akuzat e rënda që rëndojnë prej shumë muajsh mbi të.

Rikujtojmë se dje, Freedom House për Shqipërinë shkuante në raport dje se “Përparimi në rënien e kultivimit të kanabisit u zbeh nga njoftimet e agjencive italiane të rendit se ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte i lidhur me një rrjet shqiptaro-amerikan të trafikut të drogës”.




Be the first to comment

Leave a Reply