Policia ka arrestuar një njeri në lidhje me incidentin e vrapimit që rezultoi në një grua duke u shtyrë përpara një autobusi në Putney Bridge.
Sipas një deklarate nga Policia Metropolitane në Londër, një 41-vjeçar është arrestuar me dyshim për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore.
Zyrtarët po apelonin për dëshmitarë pasi pamjet u pubikuan ne internet ku shifet një grua 33 vjeçare duke u shtyrë në rrugën e Puntey Bridge nga një vrapues. Sulmi ndodhi në Majin e kaluar në 7:40 të mëngjesit.
Gruaja në fjalë shpëtoj nga goditje e cila mund të kish qen fatale nga një autobus që po afrohej pasi shoferi reagoj mrekullisht në kohë për mos e shtypur gruan 33 vjeçare.
I dyshuari u arrestua në një adresë në Chelsea dhe sot ndodhet në paraburgim në një stacion policor në jug të Londrës. /Topalnews/
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.