90 të vdekur këtë vit nga aksidentet në trafik




Në nëntë muajt e këtij viti nga 69 aksidente me fatalitet kanë vdekur 90 persona.

Kështu u bë e ditur gjatë ditës së sotme në debatin e organizuar nga Policia e Kosovës për gjendjen e sigurisë në Kosovë, ku edhe u bë lansimi i projektit sensibilizues për pjesëmarrjen në trafik.

Totali i aksidenteve në periudhën janar- shtator të këtij viti kanë ndodhur 11 mijë e 776 aksidente, prej të cilave 69 kanë qenë ma fatalitet, 4 mijë e 664 kanë qenë me të lënduar nga ku 9 mijë e 354 persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa aksidente me dëme materiale janë shënuar 7 mijë e 39.

Nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar, sipas Policisë, numri i aksidenteve ka rënë për 8 mijë e 809.

Vitin e kaluar kanë qenë 16 aksidente më shumë me fatalitet, 6 persona më shumë të vdekur nga aksidentet, 103 aksidente më shumë me lëndime, 338 persona më shumë të lënduar, 1 mijë e 584 më shumë aksidente me dëme materiale.

Gjatë debatit u prezantuan edhe masat të cilat i ka ndërmarrë Policia e Kosovës në nëntë mujorin e këtij viti.

Sipas masave thuhet se Policia ka ndërmarrë iniciativa për plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve, është ndërmarrë krijimi i Ueb- serverit për MPB-në për ndalimin e regjistrimit të automjetit pa paguar gjobat, krijimin e modulit për gjobat në trafik në ueb faqen e PK-së, ka krijuar bashkëpunim me Odën e Noterëve, për ndalimin e shit-blerjes së automjeteve, sipas Ligjit për Automjete.

Gjithashtu në prezantim u paraqitën edhe masat e tjera të cilat priten të ndërmerren nga ana e Policisë së Kosovës.

Ato masa janë: krimi i ueb- serverit për bankat për pagesat e gjobave me evidentim automatik në data bazë, gjetja e modaliteteve për përparim të tiketave të pa paguara, shtimi i numrit të automjeteve civile për kontroll të trafikut, automjete me kamera, radar dhe APRN si dhe gjetja e mundësive të vendosjes së pajisjeve digjitale statike dhe lëvizëse në rrugët nacionale dhe lokale.

Në këtë prezantim u përmendën edhe llojet e aksidenteve ndërsa ajo që mori vëmendjen ishte çështja e vet aksidenteve të krijuara nga pjesëmarrësit në trafik.

Duke bërë krahasimin në rajon, Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor Samedin Mehmeti, tregoi pasqyrën e të vdekurve në aksidente rrugore në rajon gjatë vitit 2017.

Turqia gjatë vitit 2017 ka humbur 6 mijë e 954 persona në aksidente rrugore, Bosnja e Hercegovina, 635, Shqipëria 395, Kroacia 391, Kosova 137, Maqedonia 169 dhe Greqia 890 persona.




Be the first to comment

Leave a Reply