95% e sulmeve ndaj gazetarëve janë kryer nga VMRO-DPMNE




95 për qind e sulmeve ndaj gazetarëve u kryen nga qeveria e mëparshme dhe opozita aktuale VMRO-DPMNE, tha kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani. Sipas tij qeveria e re nuk tregon ndonjë interes të veçantë për përmirësimin e situatës, veçanërisht prokuroria e cila duhet shpejtë zbatojë proceset.

Gazetarët në Maqedoni punojnë në kushte të pasigurta. Vitin e kaluar ata u rrahën, u rrëmbyen, morën kërcënime me vdekje, u deklaruan si tradhtar. Kishte thirrje për linç publik, dhe institucionet nuk arritën të ndëshkojnë asnjë nga dhunuesit, thotë Selmani.

Ai para opinionit shpalosi raportin për mediat dhe sigurinë e gazetarëve për vitin 2017, ku thuhet se gazetarët sulmohen me qëllim që t’i trembin dhe t’i heshtin ata në mënyrë që të mos zbulojnë veprimet e politikanëve.




Be the first to comment

Leave a Reply