96 vjeçarja merr 98 pikë në provimin e diturisë




Studentja më e vjetër që ka hyrë në provimin e diturisë së Aksharalaksham, Karthyayani, 96-vjeçare, ka marrë 98 nga gjithsej 100 pikë.

Pjesëmarrësit në provim u testuan në lexim, shkrim dhe matematikë. Ajo mori 38 prej gjithsej 40 pikë në shkrim dhe pikët e plota në lexim dhe matematikë. Rezultatet u shpallën të mërkurën.

Karthyayani tha se ajo synonte që ta përfundonte provimin që është i barabartë me përfundimin e klasës së dhjetë. “Jam shumë e lumtur që e përfundova provimin me pikë të larta. Do të doja t’i vazhdoja studimet,” tha ajo.

Mësuesja e saj Sati K. tha se “Karthyayani është shumë entuziaste rreth edukimit dhe kjo u reflektua në pikët që mori. Ajo është shumë e etur që t’i vazhdojë studimet”.

Ajo nuk kishte shkuar kurrë në shkollë dhe punonte si shtëpiake dhe pastruese. Ajo u inspirua nga vajza e saj, 51 vjeçarja Amminiamma, e cila e kishte lënë shkollën dhe më pas e kishte përfunduar provimin e klasës së dhjetë pasi kishte ndjekur vazhdimisht orë mësimore.

Karthyayani do të marrë një fletë lavdërimi nga kryeministri Pinarayi Vijayan.




Be the first to comment

Leave a Reply