A do jetë Angela Merkel kandidate për kancelare? Ja vendimi zyrtar




Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, propozoi në parlamentin federal gjerman kryetaren e Partisë Bashkimi Kristian Demokratik (CDU), Angela Merkel, si kandidate për kancelare të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Presidenca e Gjermanisë theksohet se Steinmeier sipas kushtetutës i ka paraqitur parlamentit federal emrin e Merkelit si kandidate për kancelare.

Në seancën e cila parashikohet të mbahet më 14 mars në parlamentin federal gjerman, pritet që Merkel të zgjidhet për herë të katër kancelare.

Kryetarja e përgjithshme e CDU-së dhe kancelarja Merkel në një deklaratë ditën e sotme në qendrën e përgjithshme të partisë së saj në Konrad Adenauer Haus, në lidhje me procesin e krijimit të qeverisë u shpreh se “Tashmë është koha për të filluar punën duke formuar sa më parë qeverinë”.

Anëtarët e Partisë Social Demokrate pas zgjedhjeve të mbajtura me 24 shtator 2017 në Gjermani, ditën e djeshme dhanë miratimin për koalicionin e madh.




Be the first to comment

Leave a Reply