A e kishte paralajmëruar vdekjen e tij Art Kurti në këtë bisedë?




Aktori kosovar Art Kurti vdiq dje.

Mëngjesi i së martës do të ishe i hidhur për familjen Kurti dhe fansat e aktorit, kjo ngase ata do të zgjoheshin me lajmin se më i dashuri i tyre, Arti, nuk jeton më.

Por ishte një bisedë me këngëtarin Gold Ag e cila ngjall shumë dyshime.

Gjatë një muhabeti mes miqsh, Arti kishte përmendur vdekjen…

Arti u gjet i vdekur në rrethana të dyshimta në veturën e tij, teksa për rastin në fjalë do të raportonte edhe Policia e Kosovës.

“Më datë 24.04.2018 në ora 07:50 stacioni policor Gjakovë është njoftuar se në rrugën Gjakovë-Goden në vendin e quajtur Qafa e Zabelit gjendet një veturë me një person që dyshohej të jetë i vdekur. Patrullat policore me të gjitha njësitë menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se personi që ishte në automjet ishte pa shenja jete. Policia në bashkëpunim me prokurorinë Themelore në Gjakovë po hetojnë rastin ‘Hetim i vdekjes’”, thuhet në njoftim. “Policia ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti. Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri – pistoletë me të cilën dyshohet që është kryer vepra. Trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi dhe presim konstatimet e të gjitha provave në vendin e ngjarjes”, thuhej në njoftimin e policisë.

Familjarët, kolegët e fansa të shumtë do ta kenë të përjetshëm kujtimin e të riut të talentuar, misioni jetësor i të cilit do të mbetej i papërfunduar.




Be the first to comment

Leave a Reply