A ishte kjo arseyja pse u rrah dhe kërcënua me armë Fero? (Foto/Video)




Ditën e djeshme këngëtari Fero është sulmuar fizikisht dhe kërcënuar me armë nga disa persona, shkruan GazetaBlic.

Gjithë ngjarja ndodhi në lagjen Veterrnik. E nuk ka vonuar shumë, i pari që reagoi ishte menaxheri i tij, Met Elshani i cili tha se ngjarja ishte e vërtetë por që Fero nuk është lënduar dhe se me ndërhyrjen e producentit Zap nuk ka ndodh asgjë serioze.

Nuk kishte se si të mungonte dhe vet reagimi i Feros, i cili zgjodhi të publikoj një video në llogarinë e tij në Instagram për të folur rreth kësaj ngjarje.

“Është rast i vërtetë ajo çfarë ka ndodhur mbrëmë, por mua nuk më ka ndodhur asgjë. Më kanë dalur gjashtë veta dhe një person me armë në dorë. Kur ta kesh armën në dorë duhet të shtish, se po ta kisha do ta shihnit nëse do ta bëja një gjë të tillë. Dua të tregoj që Fera është mirë dhe mua vetëm bomba nukleare më ndal”, tha Fero në videon e publikuar në llogarinë e tij në Instagram.

 

Gang Gangi snalet o njerz kjo o veq fillimi ? @mettelshani @zzapnchriss

A post shared by FERO / ALLES BABA (@ferofera) on

Edhe pse Fero tha se nuk u rrah nga personat që e ndaluan dhe kërcënuan me armë, po dje u publikua dhe video gjatë këtij momenti e që në fakt doli të ishte krejtësisht e kundërta e asaj çfarë ai tha në videon e publikuar në Instagram.

Grushta e shqelma të shumtë mori këngëtari Fero, e shumë shpejt dolën dhe emrat e dy prej atyre që e rrahën, Ligrit Uka dhe Arjan Sjarina.

Mirëpo, shtrohet pyetja pse ndodhi e gjithë kjo?!

Arjan Sjarina, edhe pse jo i njohur për publikun, nga një kërkim i bërë del të ketë të realizuara shumë këngë e që disa prej tyre lidhen ngushtë me tekstet e Feros, në veçanti të projektit të fundit “Gang Gang”.

Në fakt, “Gang” titullohet dhe kënga e Arjan Sjarinës i cili atë e ka lansuar më datë 7 prill 2017, por duke pasur parasysh se “Gang Gang” nga Fero i lansuar në shkurt të këtij viti, po dëgjohet në çdo cep të trojeve shqiptare, e duket se ka bërë që nga aty të lind inati.

Duke vazhduar më tej me këngën “Kallash” të Arjanit, ku ai fjalën “Gang” e përdor shumë shpesh edhe në këtë këngë, madje në një pjesë të tekstit ai thotë “Jena shndrru n’robota tu i provu krejta drogat”, ku përputhet po me një pjesë të tekstit të këngës “Gang” nga Fero, “Moti kohë i kom shiju drogat që sot jonë bo trend”.

Nga e gjithë kjo, del se kënga “Gang Gang” nga Fero ka qenë mollë sherri për gjithë çfarë ka ndodhur ditën e djeshme, e që nuk dihet se si do të përfundojë.




Be the first to comment

Leave a Reply