Policia e Kosovës është duke hetuar dy pista të sulmit mbi bashkëshorten e ministrit Blerand Stavileci.
Njërën në Veternik, aty ku edhe ka ndodhur sulmi mbi Vitore Metaj-Stavilecin, kurse tjetrën afër banesës ku jeton nëna e Blerand Stavilecit në Ulpianë.
Siç shkruan Indeksonline, nga dëshmitë e siguruara prej banorëve, po hetohen edhe dy persona të dyshimtë që janë fotografuar duke qëndruar rreth 4-5 orë para hyrjes së banesës që Metaj-Stavileci e viziton çdo ditë.
Po ky portal shkruan se ka siguruar një fotografi të këtyre dy personave.
Vitore Metaj-Stavileci, bashkëshortja e Blerand Stevilecit, është sulmuar fizikisht dje rreth orës 14:00 nga dy persona ende të pa identifikuar.
Ajo ka pësuar thyerje të kockës së hundës, lëndim të syrit të djathtë dhe gërvishtje në pjesën e qafës.
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.