Vazhdon të jetë një “telenovelë” historia e dashurisë mes Flori Mumajesit dhe Elvana Gjatës.
Pavarësisht se dy këngëtarët shumë të dashur janë larguar nga njëri-tjetri, çdo këngë apo dedikim nga fansat interpretohet si mesazh për njëri tjetrin.
Ditën e djeshme ai publikoi këngën “Shanghai” një bashkëpunim me DJ Vicky-n.
“A të ka munguar ndjenja ime? Ndoshta/ Me të përqafuar a të ka munguar? Ndoshta/ A të merr malli për mua? Ndoshta/ Të vije ti me mu? Ndoshta”.
Kujt ia dedikon këngën Flori? Emri i vetëm që na vjen ndërmend mund të jetë ai i Elvana Gjatës, por lidhja e shumëpërfolur e tyre ka përfunduar prej kohësh.
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.