Abuzimi me pronat, arrestohet një tjetër person në Lezhë




Një tjetër person është arrestuar nga policia e Lezhës për abuzim me pronat, i cili ishte shpallur në kërkim.

Në pranga u vu Nikoll Tinaj, 58 vjeç , banues në Ishull Shëngjin – Lezhë.

Arrestimi i tij u bë në vijim të  Operacionit “Ranishtja 4” ku u arrestuan 12 shtetas mes tyre edhe kryetari i bashkisë Lezhë, Fran Frokaj.

“Ndaj 58-vjeçarit Gjykata e  Rrethit Gjyqësor Lezhë  me Vendim Nr.104 datë 26.03.2018, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale  “Falsifikimi i dokumenteve”, tha policia.

Mësohet se Nikoll Tinaj është përfitues i sipërfaqeve të tokave nëpërmjet dokumentave të falsifikuara.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij hetimi që lidhet me tjetërsimin e pronësisë së sipërfaqeve të konsiderueshme në Lezhë.




Be the first to comment

Leave a Reply