Adelina Tahiri i bën dhuratën e çmuar të birit




Adelina Tahiri pritet të sjellë në jetë shumë shpejt fëmijën e saj të parë. Ajo poston shpesh foto, ku ekspozon barkun e rrumbullakosur dhe duket shumë e lumtur në pritje të djalit të saj. E mbuluar gjithë kohën nga dhurata, këngëtarja ka vendosur që t`i bëjë një dhuratë edhe të birit.

Por ndryshe nga dhuratat e saj të shtrenjta, ajo ka zgjedhur që vogëlushit të saj t`i bëjë një dhuratë që ka vlerë të madhe shpirtërore dhe jo monetare. Sipas Prive, Adelina është duke punuar për një këngë që do të jetë një dedikim për djalin e saj. Në këtë këngë, ajo do të tregojë të gjitha përjetimet dhe ndjesitë gjatë shtatzënisë.




Be the first to comment

Leave a Reply