Adrian Gaxha flet për herë të parë në lidhje me Luana Vjollcën, ja çfarë mendon për të pasi kanë kaluar 6 vjet nga ndarja e tyre




Rreth gjashtë vite më parë Luana Vjollca dhe Adrian Gaxha ishin një nga çiftet më të përfolura në showbiz-in shqiptar. Në momentin kur dukej se lidhja e tyre po ecte shumë mirë dhe çdo gjë mund të zyrtarizohej, në fakt ndodhi e kundërta. Adriani dhe Luana i dhanë fund lidhjes së tyre dhe në media u vazhdua të flitej ende për ta.

luad

Edhe pse kanë kaluar shumë vite që nga ajo kohë duket se publiku ka ende shumë interes të dijë se çfarë mendojnë dy ish-partnerët për njëri-tjetrin. Së fundmi Adrian Gaxha ishte i ftuar në rubrikën ‘3ND’ të emisionit ‘1 Kafe me Labin’. Këngëtari u pyet se cilat janë 3 mendimet e para që i vijnë ndërmend kur shikon një fotografi të Luana Vjollcës. Në fakt Adriani u vu pak në siklet, megjithatë ai gjeti 3 përgjigje që nuk priteshin. “Sa qenka zbukuruar. Më vjen mirë për sukseset e saj. E treta eksperiencë e veçantë, një prej dashurive të para”, -u shpreh ai duke buzëqeshur.




Be the first to comment

Leave a Reply