Aeroporti i Kukësit, Rama u prezantoi banorëve një projekt të vjedhur? (FOTO)




Kryeministri Edi Rama ishte një ditë më parë në Kukës, ku u ripremtoi banorëve vënien në funksion të aeroportit që do të sillte një rigjallërim të ekonomisë së qytetit dhe më shumë mundësi punësimi për të gjithë të rinjtë.

Ai postoi në rrjetet sociale projektin duke u shprehur: “Aeroporti i Ri i Kukësit dhe një paralajmërim: Mos përgojoni 3D se sot një vit, në realitet do jetë më i bukur se këtu”.

Por duket se ideja e prezantuar nga kreu i qeverisë rezulton e vjedhur. Të paktën këtë gjë tregojnë pamjet, ku fotoja e prezantuar si projekt nga ana e kryeministrit është marrë nga Aeroporti i Kutaisit në Gjeorgji, ideuar nga studioja UN.

Kreu i qeverisë bëri spektaklin e radhës, ndërkohë që ende nuk është bërë tenderi publik për ndërtimin e aeroportit dhe nuk dihet kostoja e përafërt për rindërtimin e tij.




Be the first to comment

Leave a Reply