Afate të reja kohore për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje




Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme e miratoi Propozimin e Ministrisë së Transporit dhe Lidhjeve për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje, me çka krijohet mundësi e re për legazlizimin e objekteve pa leje.

Në konferencën për shtyp të Qeverisë, ministri i transportit dhe lidhjeve, Goran Sugareski informoi se pas analizave të kryera në terren dhe kontaktit të drejtpërdrejtë me palët e përfshira konstatohet se përqindja e ndërtesave të legalizuara është rreth 40 për qind ose rreth 186.000 objekte të cilët janë legalizuar dhe regjistruar në Kadastër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duke u nisur nga parimi se legalizimi i ndërtesave pa leje duhet të jetë i qasshëm për të gjitha kategoritë e qytetarëve të cilët për ta realizuar të drejtën e tyre kushtetuese të pronësisë u nevojitet ky projekt”, tha Sugareski.

Në seancën e sotme të Qeverisë u vendos të jepen afate shtesë, të cilët do të ju mundësojnë qytetarëve të përfshirë në procesin e legalizimit kohë shtesë, edhe atë: 12 muaj, prej 1 janar deri më 31 dhjetor 2018 për të gjithë qytetarët të cilët paraprakisht nuk kanë arritur të parashtrojnë kërkesë për legalizim. Afati i dytë shtesë, afat gjashtë mujor, nga 1 janari deri më 30 qershor për ata qytetarë të cilët për kërkesat e tyre të parashtruara nuk kanë arritur të sigurojnë dokumentacionin eduhur për përmbyllje të procesit të legalizimit.

Në fund ministri Sugareski u bëri thirrje të gjitha grupeve të deputetëve në Kuvendin e RM t’i pranojnë këto ndryshime ligjore pasi që janë shumë të rëndësishme për qytetarët e Maqedonisë.




Be the first to comment

Leave a Reply