Aktori i njohur heq dorë nga aktrimi për shkak të sëmundjes




Është njëri nga aktorët kryesor në spektaklin “Apartament 2XL”.

Mirëpo, siç duket, Albano Bogon nuk do e shohim më në ekran, as nuk do e dëgjojmë humorin e tij, shkruan lajmi.net

Kjo se, ai ka vendosur të heq dorë nga aktrimi.

Të paktën kështu është kuptuar nga një video që po qarkullon në rrjetet sociale ku ai tregoi edhe arsyen e këtij largimi e që është një sëmundje për të cilën ai nuk ka dashur të tregojë më shumë.

“Nuk kam qejf t’i quaj njerëzit fansa, gjithmonë më është dukur një term koti. Kështu që të dashur miq, dashamirës dhe thjesht njerëz kurioz që më ndiqni dua t’iu njoftoj se për arsye personale dhe shëndetësore kam vendosur të heq dorë përfundimisht nga aktrimi, totalisht dhe në çdo lloj forme. Dua t’ju falënderoj për mbështetjen, fjalët e mira dhe të këqija. Dua të falënderoj këdo që ka punuar me mua pa përjashtim dhe ju dua fort të gjithëve. Këdo që kam lënduar pa dashje ju kërkoj ndjesë dhe i urojë një jetë të lumtur dhe plot bekime”, është shprehur Abano në video.

Albano?

A post shared by Xing.al (@xing.al) on




Be the first to comment

Leave a Reply