Aktorja e famshme në pritjen e një vajze: ‘ Të sjellësh jetë në jetë, privilegji më i bukur’




Ajo është e njohur për mbajtjen e një orari kaotik, asnjëherë e përpiktë, por sërish mbetet e preferuara jonë. Kate Hudson është në pritjen e ëmbël të një vajze dhe pregatitjet e para sapo kanë nisur.

Qëndrimi aktive ka qenë gjithmonë një pikë kyçe për Kate, por ajo vazhdimisht ka kujtuar se “është e gjitha në lidhje me akordimin dhe dëgjimin e vetes” gjatë shtatzënisë së saj.

Ndërkohë që Kate praktikon çdo veprim dhe përkujdesje , ajo është plotësisht e vetëdijshme për linjat e saj gjithnjë në ndryshim. “Kështu unë po bëj shumë ecje, po bëj disa yoga të mahnitshme prenatale, të cilën unë kurrë nuk kam bërë me shtatëzënitë e mia. Pra, kjo është e para dhe është e mahnitshme, por e ngadalshme dhe e bukur.”

“Kur të bëheni nënë, kur ju keni privilegjin të mbani jetë dhe të jepni jetë, ju duhet të dëgjoni,  të veproni dhe të mbani mend çdo detaj të vogël të jetës që rritet brenda jush.” Sa bukur është shprehur, apo jo?




Be the first to comment

Leave a Reply