Aktorja e njohur sjell në jetë fëmijën e tretë natën e ndërrimit të viteve




Teksa të gjithë ishim duke festuar natën e ndërrimit të viteve, aktorja Jesica Alba po i jepte jetë djalit të saj të vogël.

Më 31 dhjetor, aktorja është bërë nënë për herë të tretë të një djali me emrin Hayes Alba Warren. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë ajo nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bashkangjitur së cilës ka publikuar edhe foton e engjëllit të vogël.

“Hayes Alba Warren 12/31/17. Dhurata më e mirë për Vitin e Ri. Haven dhe Honor janë të fiksuar pas vëllait të tyre të vogël # familyof5”, ka shkruar ajo. Është e qartë se Alba dhe familja e saj do ta mbajnë mend gjatë natën e ndërrimit të viteve. Sa i përket Hayes është pak nëse i themi që është shumë i bukur.

Alba dhe bashkëshorti i saj Cash Warren kanë edhe dy vajza të tjera, Haven dhe Honor Marie, 6 vjeçe dhe 9 vjeçe. Hayes është djali i tyre i parë dhe ata janë shumë të kënaqur që familja e tyre u shtua me një anëtar të ri. Një burim për revistë E! ka zbuluar se aktorja është shëndoshë e mirë, ndërsa vajzat janë kaq të ngazëllyera që janë bërë me një vëlla, aq sa e quajnë atë ‘mrekullia e Krishtlindjeve’.

Aktorja do të mbahet mend për mënyrën e veçantë që zgjodhi për të dhënë lajmin se është në pritje të fëmijës së tretë, e cila ishte ekzaktësisht kështu:




Be the first to comment

Leave a Reply