Albërie Hadërgjonaj është një nga zërat më të mrekullueshëm të estradës.
Përpos anagazhimeve të shumta që ka si artiste, ajo ndan kohë shpesh edhe për miqtë dhe familjarët e saj.
Kështu shfaqet edhe në postimin që ka bërë së fundmi në llogarinë personale Instagram, teksa prezanton për publikun motrën dhe nënën e saj.
“Me dashuritë e jetës time, #mami, #motra”, ka shkruar ajo.
Hadërgjonaj ka raporte mjaft të mira me familjarët pasi shpesh publikon imazhe të tyre duke i shprehur dashurinë.
Ndryshe, motra e saj Antigona Ramosaj është nëna e dy artistëve Alban dhe Beatrix Ramosaj.
Albëria ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, “Sa here m’ke dasht”, mbetet kënga e fundit nga ajo.
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.