AlbPortal:Deputetët e BESËS nuk votuan pro gjuhës shqipe!




Dje në Komisionin për çështje evropiane u hap debat për ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe që paraqet nismën e procedurës ligjore për zyrtarizmin e gjuhës shqipe.
Që në fillim të debatit kishte përplasje midis kryetarit të KÇE-së dhe deputetët e VMRO-së. Ndërkohë, në votimin e parë për miratimin e rendit të ditës, deputetët e BESËS, ku anëtar është Fadil Zendeli, ata nuk votuan PRO, duke lënë kështu deputetët e shumicës parlamentare BDI dhe LSDM vetëm të bëjnë betejën për gjuhën.
Kjo gjë edhe njëherë tregon se Lëvizja Besa është vendosur krah VMRO-DPMNE-së dhe se, sipas veprimit tê sotëm, nuk pritet që të votojë asgjë në të mirë të shqiptarëve, duke përfshirë këtu edhe Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe./AlbPortal/




Be the first to comment

Leave a Reply