Aleanca me këtë figurë të njohur synon të garojë në komunën e Sarajit?!




Aleanca për Shqiptarët po shqyrton kandidaturat në komunën e Sarajit për të garuar në zgjedhjet lokale të 15 tetorit.

Imer Selmani është një nga kandidatët, të cilin po e kërkon kjo parti që ai si kandidat i sektorit të biznesit dhe i pavarur të konkurrojë me flamurin e ASH, mëson agjencia e lajmeve INA.

Por deri tani Selmani ka refuzuar një ofertë të tillë, për shkak të angazhimeve të tij profesionale.

Bisedimet vijojnë edhe sot, dhe se pritet të konfirmohet ose jo Selmani, apo të shkohet me figurë partiake të Aleancës, që gëzon besim në elektoratin e kësaj zone.

Aleanca për Shqiptarët sonte në Strugë pritet të konfirmojë liderin e saj për kandidat për garën për komunën e Strugës.




Be the first to comment

Leave a Reply