Aleanca për Shqiptarët zgjodhi kryesinë qendrore, ja emrat




Aleanca për Shqiptarët dje në Kërçovë mbajti Kuvendin Qendror për zgjedhjen e kryesisë qendrore e cila vijon pas Kongresit të parë. Në këtë mbledhje janë diskutuar rreth shtatë pika. U zgjodh kryesia e partisë, por pa ndryshime radikale. Sekretari i përgjithshëm është rizgjedhur Arben Taravari, kryetari i Gostivarit.

U zgjodh edhe Komisioni për çështje statutare juridike, kryetari i akademisë si një risi në kuadër të statutit të ASH-së.

Portalb mëson se në mbledhje të pakënaqur kanë qenë anëtarë të ASH-së nga dega e Tetovës të cilët e kanë lëshuar mbledhjen sepse nuk kanë përfaqësim adekuat. Nga ajo që shihet, vetëm Gostivari ka përfaqësi të madhe në kryesi, janë ankuar nga dega e Tetovës.

Portalb ju sjell emrat e antëtarëve të kryesisë qëndrore. Nga ASH thonë që kjo listë do të zgjërohet.

Remzi Mehmeti

Syrija Rashidi

Garip Kaba

Bekim Pocesta

Mujdin Bilalli

Samet Rahmani

Lirim Demiri

Vullnet Ferati

Ruzhdi Matoshi

Arta Toçi

Ilire Dauti

Qerim Mahmuti

Zulfi Adili

Bujare Abazi

Elmi Aziri

Rijat Shaqiri

Jetmir Ziberi

Bedri Beadini

Bajram Aliu




Be the first to comment

Leave a Reply