Almeda Abazi tregon si ndihet kur shikon burrin teksa puthet me të tjera




Bukuroshja Almeda Abazi ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin You&Me në NRG Radio. E ftuara e Julkës dhe Arionit diskutoi me ta për shumë çeshtje të ndryshme rreth karrierës së saj dhe bashkëshortit Tolgahan Sayışman.

Një ndër fjalët e përzgjedhura për të diskutuar ishte “xhelozi”. E lidhur me këtë bukuroshja 26-vjeçare e sqaroi siç duhej: “Kemi një punë që nuk na lejohet të jemi xhelozë. Edhe sikur unë të jem xheloze nga brenda, nuk më lejohet të jem xheloze sepse e dija se me kë kisha të bëja para se të martohesha kështuqë…”

Po si ia bën me ato puthjet dhe përkëdheljet në ekran? A janë prej vërteti?

[qesh] “Po sigurisht që janë prej vërteti [qesh sërish], nuk ka montazh në puthje… Mundohem mos i shoh, por jetojmë në një kohë që është e pamundur mos i shohësh. Kjo nuk është xhelozi, por më bën të ndihem keq.”

Nga ana tjetër, aktori dhe bashkëshorti i saj është më xheloz.

“Meshkujt janë pak më xhelozë në këtë aspekt, unë e kam thënë edhe para Tolga-s që nuk do të pranoja kurrë një rol që ka puthje, megjithëse kjo nuk është e lejuar. Por ia kam bërë njëherë si presion, i kam thënë nesër mund të bëj dhe unë një rol të tillë, me këto skenat dhe pashë që iu skuqën veshët dhe iu rrudhën sytë” [qesh]

Si përfundim Almeda thotë se e merr me të qeshur, por nga brenda lufton me veten pasi është e vështirë, por tek e fundit, nuk ka zgjidhje tjetër.




Be the first to comment

Leave a Reply