Dy ditë përpara nisjes së sesionit të ri parlamentar, diplomatët e Bashkimit Europian të akredituar në Shqipëri i janë drejtuar Kryeministrisë për të zhvilluar një takim me shefin e qeverisë Edi Rama.
Mësohet se kryeministri Rama ka informuar ambasadorët për prioritetet e qeverisë në mandatin e ardhshëm të qeverisë.
Burimet bëjnë të ditur që fokusi i takimit ka qenë lufta antikanabis, integrimi dhe reforma në drejtësi
Takimi ka zgjatur rreth 60 minuta.
Ndërkohë ditën e nesërme janë parashikuar që të zhvillohen edhe mbledhjet e grupeve parlamentare të PD dhe PS./oranews/
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.