Ancelotti te Napoli, Sarri në Premierligë




Pavarësisht nga Kupa e Botës, ai tashmë ka shumë vëmendje.

Flitet për njërin nga trajnerët më të njohur, se ku do ta shohim e ardhshëm. Sytë janë nga Carlo Ancelotti, i cili mund të zërë vendin e Sarrit te Napoli, me këtë të fundit drejt shkuarjes te Chelsea.

Tashmë Tuchel është shpallur trajneri i ri i PSG, por diku tjetër ka ende shumë për të vendosur. Duket e sigurt se Antonio Conte do të largohet nga Chelsea, edhe pse ka fituar së fundi “FA Cup”. Ndër opcionet e mundshme për stolin e bluve të Londrës ka qenë Luis Enrique, i cili tani është hedhur poshtë si mundësi për qasjen e tij dhe mënyrën se si ka negociuar.

Në lojë mbeten Sarri, Allegri dhe Mauricio Pochettino. Ky i fundit është i popullarizuar në mesin e lojtarëve, por fakti që është te rivalët e Londrës, Tottenham, do të thotë se ka pak gjasa.
Sarri është në “pole”, nisur nga fërkimet që ka tani me presidentin e Napolit, De Laurentiis.

Carlo Ancelotti është duke u rreshtuar tashmë si favoriti kryesor për ta zëvendësuar Sarrin te nënkampionët e Italisë, gjë që mund të konfirmohet këtë javë. Sarri ka folur me drejtuesit e Chelsea, të cilët janë të vetëdijshëm se ai është njeriu që mund të marrë në dorë frenat e londinezëve blu nga Conte.




Be the first to comment

Leave a Reply