Angjushev: Jugohrom pa filtra nuk mundet të filloj punën




Zv/kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev pranoi kërkesën e Sindikatës së punëtorëve dhe drejtorit të kombinatit Jugohrom për takim. Megjithatë Angjushev u shpreh i prerë se pavarësisht këmbënguljes së punëtorëve kombinati nuk mund të rifillojë me punë pa i vendosur filtrat. Angjushev gjatë vizitës së tij në Tetovë shtoi se ndihma e vetme që mund t`i bëj Jugohromit është gjetja e një zgjidhjeje mes bankave dhe kompanisë që të sigurohen mjete për vendosje sa më të shpejtë të filtrave.

“Ne si Qeveri bëmë gjithçka që ta inkurajojmë pronarin e Jugohromit që ta vë filtrin sepse e dini sa e ndjeshme ishte tema e ndotjes që bënte Jugohromi.. qëllimi është që të ndërtohet filtri dhe të kujdesemi edhe për ekonominë por edhe shëndetin e banorëve…bisedojmë intensivisht me bankat sepse ne si shtet mund t`i inkurajojmë dhe t`i ndihmojmë me masat që i miratuam me Ligjin sepse shteti nuk jep dot para në firma private pa bazë” – tha Koço Angjushev, zv/kryeministër për çështje ekonomike.

Nga ana tjetër, kreu i Sindikatës së Punëtorëve të Jugorhomit Bajram Amiti, këmbëngul se Qeveria duhet të japë leje për rihapje të kombinatit, me qëllim që nga puna e kombinatit të sigurohen mjetet për vendosjen e shpejtë të filtrave dhe kthimin e punëtorëve në fabrikë.

“Prej momentit që do fillojmë instalimin e sistemit të filtrimit, do kërkojmë takim në Qeveri me zotërin Zaev dhe Angjushev dhe besoj që do gjejmë një rrugëdalje dhe do fillojmë me punë” – deklaroi Bajram Amiti, Kryetar i Sindikatës së punëtorëve të Jugohromit.

Si pasojë e punës pa filtra Jugohromi është mbyllur në nëntor, dy vjet më parë ndërsa deri më tani, përveç pllakës së Betonit ku do vendosen filtrat, ende nuk ka asnjë lëvizje përpara.




Be the first to comment

Leave a Reply