Anketa IRI: BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, me ngritje të theksuar,BESA me rënie drastike




Zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 15 tetor duket se po zënë vend të rëndësishëm tek partitë politike që janë mobilizuar me të madhe për të nxjerë kandidatët më të mirë të mundshëm që kanë në rradhët e tyre, ndërkohë që në anën tjetër institute dhe agjenci të ndryshme tashmë nxjerin edhe anketat e realizuara me qytetarë se cila parti mund të jetë fituese në zgjedhjet lokale 2017.

Agjencia e lajmeve Zhurnal ekskluzivisht mëson se anketa e realizuar së fundi nga IRI-i e cila pritet të publikohet këto ditë, partia më e madhe shqiptare pritet të jetë sërisht më e fuqishme me mbështetje më të madhe.

Sipas anketës jozyrtare, del se partia e Ali Ahmetit në këto zgjedhje lokale pritet të fitojë 7.0% të votave nga elektorati shqiptarë, ndërkohë që pasohet prej Aleancës për shqiptarët që pritet të marin 4.2% të votave, gjithmonë sipas anketës së realizuar. Në vend të tretë rradhitet Lëvizja Besa që sipas anketës së IRI-t pritet të merr 3.9% të votave të elektoratit shqiptarë.




Be the first to comment

Leave a Reply