Antibiotikët rrisin rrezikun për vdekje të parakohshme




Antibiotikët rrisin rrezikun për vdekje të hershme tek gratë nga sëmundjet e zemrës, duke shkaktuar dëme të pariparueshme në sistemin e zorrëve.

Pacientet të cilave u janë përshkruar doza të antibiotikëve që administrohen për periudhë dymujore apo më të gjatë, kane 58% më shumë gjasë që të preken nga sëmundjet terminale të zemrës.
Studimi i realizuar nga “Harvard T.H.” dhe “Chan School of Public Health” gjithashtu ka treguar se rreziku për vdekje të parakohshme rritet për 27%.
“Bakteret e zorrëve lidhen me një numër të çrregullimeve vdekjeprurëse, siç mund të jenë sëmundjet kardiovaskulare dhe disa tipe të kancerit”
“Ekspozimi ndaj antibiotikëve ndikon në balancën dhe kompozicionin e mikrobiomit të zorrëve, edhe pasi ndërpritet përdorimi antibiotikeve. Andaj është e rëndësishme që të kemi më të qartë se si mund të ndikojnë antibiotikët në sëmundjet kronike” ka vlerësuar autori i studimit Dr Lu Qi.
Ky studim vjen pas një muaji që kur FDA ka paralajmëruar për lidhjet e antibiotikut Biaxin me sëmundjet e zemrës.




Be the first to comment

Leave a Reply