Anulohet seanca për rastin “Titanik 2”, Bedredin Ibraimi dorëzon dëshmi të reja




I akuzuari Bedredin Ibraimi në rastin “Titanik 2” të Prokurorisë Speciale, sot ka propozuar dëshmi të reja në mbrojtje të tij, të cilat i ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore në kohën kur lënda nuk ka qenë nën kompetenca të PSP-së.

Gjykatësi Ognen Stavrev anuloi seancën e sotme për më 13 nëntor, me arsyetimin se përkrah dëshmive tjera në seancën e radhës duhet të shqyrtohen edhe dëshmitë që sot Ibraimi i prezantoi, ndërsa në afat prej tre ditëve duhet t’i dorëzojë në PSP.

Në lëndën “Titanik 2” të akuzuar janë kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, ish-shefi i DSK-së Sasho Mijallkov, si dhe ish-anëtarët e KSHZ-së Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev.

Gjatë daljes nga gjykata i akuzuari Sasho Mijallkov, u pyet për letrën e hapur që e dërgoi para disa ditësh për Hristijan Mickoskin, por nuk komentoi asgjë. Ai tha se pret përgjigje nga Mickoski, ndërsa më pas do të vendos nëse do të ngrit padi për përjashtimin e tij nga partia.




Be the first to comment

Leave a Reply