“Nëse bashkëshorti im Ismaili, do të ekstradohet në Serbi, jeta e tij është vërtetë në rrezik”, kështu ka deklaruar për median italiane “IlSecoloXIX” Federica Lo Torto, bashkëshortja italiane e Ismail Morinës, “Ballistit”.
Federica Lo Torto me profesion avokate jeton në Milano e së bashku me Ismailin janë prindër të 2 fëmijëve e në pritje të fëmijës së tyre të tretë.
“Bashkëshortin tim e kanë kërcënuar dhjetra herë për vdekje në Facebook, shprehet ajo.
“Pak ditë më parë, Milorad Ulemek i ashtëquajturi “Legjionari”, 48 vjec ish eksponent i forcave spciale “Beretat e kuqe” e “Tigrat e Arkanit”, aktualisht i dënuar me 40 vjet burg me akuzën se ka vrarë ish kryeministrin serb Zoran Djindjic, në një intervistë të dhënë për të përditshmen serbe “Kurir” ka deklaruar se i ka përgatitur një komitet mirëseardhje në burgun ku është destinuar të shkojë Ismaili.
Siguria e tij nuk është e garantuar.”
Pak ditë më parë Gjykata Supreme e Kroacisë ka konfirmuar vendimin e marrë nga gjykata e shkallës së parë për ekstradimin e Ismail Morina drejt Serbisë.
Ai u arrestua gjatë muajit qershor në Kroaci pasi po kalonte kufirin në mënyrë klandestine pa dokumenta identifikimi.
Ismail Morina kërkohet nga Serbia me akuzën e nxitjes së urrejtjes etnike e racore pas aktit të tij të ngritjes mbi stadiumin e e Beogradit të dronit me flamurin e hartës së Shqipërisë së Madhe,
“Kjo akuzë është vetëm politike, thotë Federica Lo Torto, bashkëshortja e Ballistit.
“Bashkëshorti im nuk ështe terrorist, nuk ka vrarë askënd. Ka pilotuar vetëm një dron. Një akt demostrativ, që tani rrezikon ta paguajë me çmim të lartë.”
Për veprimin e tij e pas vendimit të Kroacisë për t’u ekstraduar, Ismail Morina rrezikon deri më 8 vjet heqje lirie në një burg të sigurisë së lartë në Serbi.”
“Unë e Ismaili jemi njohur gjatë një udhëtimi, rrëfen bashkëshortja e tij, kur ai punonte si vinçer në një sipërmarrje në Milano. Jemi të martuar prej 11 vitesh. Pas ngritjes së dronit në Beograd, e pas kërcënimeve të disa kolegëve serb, Ismaili u detyrua të ndërrojë punë. Tani punon si kamionist.”
“Shpëtojeni, thotë ajo për median italiane.
Në Serbi bashkëshorti im rrezikon jetën!”
Vendimi final për ekstradimin e Ballistit në “Serbi” pritet të merret nga Ministri kroat i drejtësisë.
/Oranews.tv/
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.