Ardi Veliu në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për ngarkesën e 613 kg kokainë




Zbulohet motivi që sot paradite çoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Bëbet fjalë për një analizë më të thellë me partnerët tek Krimet e Rënda për sasinë prej 613 kg kokainë që u sekuestrua në kamionin me banane në Durrës në muajin shkurt.

Mësohet se Veliu zhvilloi një takim me kreun e këtij organi të akuzës, Donika Prela.

Më 4 maj u mësua arrestimi në Gjermani i Arbër Çekaj, pronari i kompanisë “Arbri Garden” e cila kishte porositur sasinë me banane poshtë së cilës u gjet ngarkesa 613 kg kokainë. Arrestimi i tij u bë në një provincë pranë Dusseldorfit pasi ishte mbajtur nën vëzhgim prej mëse dy javësh.

Ngarkesa prej 613 kg kokainë kolumbiane u sekuestrua mbrëmjen e 27 shkurtit në magazinat e Maminasit në Durrës. Kjo është sasia e kokainës më e madhja e kapur ndonjëherë në Shqipëri.

Droga e ardhur nga Kolumbia, ishte e fshehur në një kontenier me fund të dyfishtë që ishte mbushur me banane, dhe kishte destinacion tregun europian.

Droga mbërriti në port më 19 shkurt 2018.




Be the first to comment

Leave a Reply