Arrestohen dy shtetas të Kosovës në Ohër, kishin pasaporta të falsifikuara




Në aeroportin “Shën Apostull Pali” në Ohër policia arrestoi dy qytetarë të Kosovës të cilët tentuan që me pasaporta të falsifikuara ta kalojnë kontrollin kufitar.

Ata kishin me vete pasaporta të cilat i takojnë shtetit të Maqedonisë.

“Më 4 mars të këtij viti, në orën 18:20, nëpunës policor nga Stacioni policor për vendkalimin kufitar – Aeroporti “Shën Apostull Pali” në Ohër, për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale “shërbim me dokument të huaj udhëtimi” i kanë arrestuar personat B.A. (34) dhe E.R. (35), të dy nga Kosova.

Ata treguan dokumente udhëtimi të Maqedonisë me të dhëna për personat S.D. (29) nga Krushopeku, komuna e Sarajit dhe R.M. (46) nga Hasanbegu, rajoni i Shkupit”, informon MPB.




Be the first to comment

Leave a Reply