Arrestohet Vali Corleone, dërgohet në psikiatri




Princ Valentino Corleone nga Gjilani mbrëmë pas mesnate është arrestuar nga policia e Kosovës.

Express nga burime të sigurta pranë familjes së Valit dhe policisë, ka mësuar se dy prindërit e Valit, R.S. dhe H.S., e kanë lajmëruar atë në polici për ngacmim dhe kanosje.

Mësohet se Vali një kohë ka bashkëjetuar me prindërit e tij e pastaj i ka përzënë nga shtëpia.

Sipas informatave, policia ka shkuar në shtëpinë e Valit për ta shoqëruar për në stacion për një bisedë, mirëpo në këtë moment Vali është bërë agresiv ndaj policëve, duke refuzuar të shkojë në stacion e duke i kërcënuar ata.

Policët janë detyruar ta arrestojnë Valin dhe është dërguar edhe në psikiatri për ndihmë mjekësore në Spitalin e Gjilanit – në Emergjencë.

Vali është ndaluar për 48 orë.




Be the first to comment

Leave a Reply