Arsenal, Milan, Bilbao dhe Marseille me një këmbë në raundit tjetër




Arsenal, Milan, Bilbao dhe Marseille kanë fituar bindshëm në ndeshjet e para në kuadër të 1/32 të finalës së Europa Ligës.

Arsenali fitoi me rezultat 3:0, si mysafir i Ostersunds, me të njejtin rezultat ka fituar edhe Milani, si mysafir i Ludogorets në Bullgari.

Athletic Bilbao ka befasuar skuadrën ruse, Spartakun e Moskës, pasi që skuadra baske e mposhti atë 3:1 midis Rusisë, dhe rusët duhet të fitojnë me tri gola epërsi në shtetin bask në ndeshjen kthyse.

Marseille ka fituar me rezultat 3:0 ndaj Bragës. Ndërsa, skuadra tjetër franceze, Nice, përkundër që kishte epërsinë e dy golave të realizuar nga Balotelli, në fund u mposhtë nga moskovitët e Lokomotivës së Moskës.

Dortmundi fitoi me rezultat të ngushtë prej 3:2 ndaj Atalantës, që do të thotë se gjermanët do ta kenë shumë të vështirë në ndeshjen kthyse në Itali.

Real Sociedadi i Adnan Januzajt nuk arriti më shumë se një barazim prej 2:2 ndaj austriakëve të Salzburgit. Januzaj shënoi golin e dytë për baskët, por që në fund u shfuqizua nga austriakët për të lënë gjithçka në dorë në ndeshjen tjetër.




Be the first to comment

Leave a Reply