As zëvendësdrejtori i AKI-së nuk shkon në raportim para deputetëve




Në Komisionin parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë sot duhej të raportonte zëvendësdrejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Latif Merovci, mirëpo me një shkresë zyrtare Merovci ka kërkuar që të shtyhet ky raportim deri sa të sqarohen rrethanat e krijuara në AKI.

Ndërsa zëvendëskryetarja e Komisionit, Ganimete Musliu, ka thënë se me ligj Merovci do të duhej të ishte sot për raportim për gjendjen e sigurisë në vend.

Komisioni aktualisht është duke mbajtur mbledhjen pa prani të medieve rreth gjendjes së sigurisë, edhe pse Latif Merovci nuk është prezent.

Ajo tha se pas mbledhjes do të ketë deklaratë për media.




Be the first to comment

Leave a Reply