Asani i PDSH-së: Ja pse u tërhoqa nga gara në Strugë (Video)




Kandidati i PDSH-së në Strugë, Mendi Asani ka dhënë dorëheqje nga kjo garë, pasi tha se kandidatura e tij do të ndikonte që të përçahet vota shqiptare.

”Duke marr parasysh situatën e krijuar në Strugë, dhe duke marr parasysh analizat e bëra nga partia ku shihet se gjasat janë maksimale që për kryetar të komunës mund të fitojë një kandidat jo-shqiptarë. Me çrast do të bëheshte një dëm i madh, jo vetëm për interesat e shqiptarëve në Strugë por për shqiptarët në përgjithësi. Unë bashkë me kryetarin e partisë dhe degës, vendosëm që tërhiqemi nga gara për kryetar të Strugës,” deklaroi Asani.

Ai për gazetarët tha se anëtarësinë e partisë do ta sugjerojnë të votojnë kandidat shqiptar për kryetar të kësaj komune.

Përndryshe, kandidatë në këtë komunë janë Ramiz Merko nga BDI, Ziadin Sela nga Aleanca për shqiptarët dhe Lavdrim Elmazi nga Lëvizja Besa.




Be the first to comment

Leave a Reply