ASH: Dënojmë ashpër sulmin qyqar ndaj profesorit Sinadinovski




Dje në mesditë (5 mars) nga dy persona të panjohur deri tani, është rrahur Branko Sinadinovski, Themelues i Bashkësisë Fetare të Shqiptarëve Ortodoks në Maqedoni dhe profesor universitar.

Aleanca për shqiptarët këtë sulm e ka cilësuar si ”qyqar” dhe ka kërkuar zbardhjen e rastit, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Dënojmë ashpër sulmin qyqar ndaj profesorit Branko Sinadinovskit i cili njëherit është edhe Themelues i Bashkësisë Fetare te Shqiptarëve Ortodoks në Maqedoni.”

”Sulmi ne fjalë edhe njeherë dëshmon se në Maqedoni, janë shkelur dhe vazhdojnë e te shkilen rëndë të drejtat dhe liritë themelore të individit sidomos kur keto liri jane te lidhura me shqiptarët.”

”Sulmi fizik ndaj profesorit dhe intelektualit shqiptar siç është profesori Sinadinovski tregon shkallën e sigurisë dhe papërgjegjësisë institucionale. Kërkojmë nga organet e rendit që sa më shpejt ti gjejnë autorët e këtij akti vandal dhe të turpshëm si dhe ti zbulojnë motivet dhe porositësit e këtij akti të rëndë dhe të pa pranueshëm” thuhet në reagimin e Aleancës për shqiptarët.




Be the first to comment

Leave a Reply