ATO-ja nga sot fillon punën, premton profesionalizëm




Agjencia Teknike Operative nga sot fillon punën me kapacitet të plotë, informojnë sot në konferencën për shtyp ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe drejtori i ATO-së Zoran Angellovski.

Ministri Spasovski informoi se Agjencia do të kontrollohet nga mekanizma të ndryshëm si nga komisione parlamentare, organizata civile dhe ekspertë.

Kurse drejtori i Agjencisë, Zoran Angellovski tha se ATO-ja do të jetë Agjenci profesionale, një organ plotësisht i pavarur. Sipas Angellovskit, momentalisht Agjencia ka të punësuar 7 persona, kuadër ky i marrë nga MPB-j gjegjësisht nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim dhe nga Byroja Për Siguri Publike. Kurse në Agjenci gjithsej do të punësohen 25 persona.

Selia e ATO-së është në ndërtesën e Telekom-it për shkak të arsyeve teknike (kabllove optike), ndërsa ATO-ja ligjërisht do të ushtrojë kontroll edhe mbi operatorët.




Be the first to comment

Leave a Reply