Avokati i Popullit në Maqedoni kërkon hetime për fëmijët e të miturave shtatzëna




Në konferencën e sotme për shtyp, Avokati i Popullit, Ixhet Memeti tha se Prokuroria Publike duhet hetojë në institucione se ku përfundojnë fëmijet e të miturave shtatzëna të cilat strehohen në shtëpitë shtetërore për të mitura.

Sipas tij, ka dyshime se këto bebe shiten ose keqpërdoren gjatë dhënies në për birësim, dhe se në këtë zinxhir organizativ të përfshirë janë edhe më shumë persona të institucioneve.

Memeti përmed gjinekologë, persona të Ministrisë për Punë dhe Politika Sociale, si edhe nga institucione tjera përgjegjëse.

Avokati i Popullit bëri të ditur se tashmë kanë filluar hetime të pavarura që ka të bëje me atë se ku përfundojnë fëmijët e të miturave, si edhe për mënyrën se si jepen për birësim.




Be the first to comment

Leave a Reply