Baily: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të sjell tejkalimin e ndasive të brendshme politike




Ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily ka deklaruar se mundësia që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-së është mjaft e madhe tani, krahasuar me të kaluarën.

Në tribunën e organizuar, me temë “NATO dhe ti”, Baily tha se anëtarësimi në NATO do të thotë aleancë me anëtarët tjerë, dhe jo vetëm partnerë, miq, fqinjë.

Ai shtoi se hyrja në NATO do të ndihmojë në tejkalimin e ndasive të brendshme politike, duke theksuar se janë të nevojshme reforma sistemore që të mos mbeten vetëm në letër.




Be the first to comment

Leave a Reply