Bankat, drejt parasë dixhitale




Gjashtë prej bankave më të mëdha në botë janë bashkuar në një projekt, për të krijuar një formë të re të parasë dixhitale, që do të mundësojë procesimin e transaksioneve financiare nëpërmjet teknologjisë “blockchain”.

Barclays, Credit Suisse, Banka Kanadeze e Tregtisë (CIBC), HSBC, banka japoneze Mitsubishi dhe State Street, po punojnë për njësinë “utility settlement coin”, që është krijuar nga banka zvicerane UBS, për t’i bërë tregjet financiare më eficiente. Lëvizja vjen në një kohë që institucionet po përpiqen të zhvillojnë bisedime me bankat qendrore dhe rregullatorët.

Teknologjia “blockchain” është një set kompleks i algoritmeve, që lejon valutat dixhitale, përfshirë Bitcoin, të tregtohen dhe verifikohen në mënyrë elektronike, nëpërmjet një rrjeti kompjuterik të shpërndarë.

Valuta e re synon t’i mundësojë institucioneve financiare që të bëjnë pagesa apo të blejnë letra me vlerë, si obligacionet dhe aksionet, në një kohë më të shkurtër se transfertat me paranë tradicionale. Monedhat dixhitale mund të konvertohen në para “cash” në banka qendrore dhe shkurtojnë koston dhe kohën e transaksioneve. /Telegrafi/




Be the first to comment

Leave a Reply