Banorët e lagjes Gazi Babë hapën dyert e shtëpive të tyre për të takuar kandidatin e Bashkimit Demokratik për Integrim për kryetar të komunës Çair, Visar Ganiu.
Visar Ganiu me modestinë e tij bashkë me kandidatin për këshilltar komunal, Zahir Bekteshi dhe përfaqësuese të Forumit të gruas të BDI-së, Dega Çair, detajisht ua prezantuan projektet që priten të realizohen në mandatin 4 vjeçar.
“Sinqerisht besoj se profesor Visari është zgjidhja e duhur për Çairin, është vërtet një njeri modest e nuk jep premtime të kota”, tha një banor i kësaj lagje.
Kandidati i BDI-së për kryetar komune Visar Ganiu me ekipin e tij, u premtoi banorëve të Gazi Babës, i kushte më të mira për jetesë, kryesisht në mirëmbajtjen e higjienës e cila sipas tij është lënë pas dore për shumë arsye.
“Banorëve të Gazi Babës u kemi premtuar një mjedis më të pastër për jetë sepse me themelimin e ndërmarrjes publike për mirëmbajtjen e higjienës, shumë gjëra do ndryshojnë” është shprehur Ganiu.
Ganiu gjatë ditës do të vizitojë edhe disa lagje.
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.