Bardhyl Dauti premton treg të ri dhe qendra grumbullimi për prodhimet bujqësore në Tetovë




Kandidati i PDSH-së për kryetar të komunës së Tetovës, Bardhyl Dauti, sot së bashku me kandidatët për këshilltarë komunal si dhe me anëtarët e shtabit të degës – Tetovë vizituan tregun e improvizuar që gjendet rrugës për te kompleksi Arabati Baba Teqe në Tetovë, transmeton MIA.

Me këtë rast u diskutuan problemet e shumta me të cilët ballafaqohen shitësit në Tetovë, si dhe u diskutua oferta e PDSH-së dhe të kandidatit Bardhyl Dauti.

Ai paralajmëroi zgjidhjen e këtyre problemeve, duke siguruar tregun mobil, kontrata trelaterale, stimulim të produkteve të vendit, si dhe formimin e dy qendrave grumbulluese të prodhimeve bujqësore në Tetovë.




Be the first to comment

Leave a Reply