Basha “garant” për kundërshtarët: Procesi i nisur në PD, i vërtetë!




Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në përfundim të mbledhjes së Kryesisë tha se diskutimet kanë qenë të frytshme, duke nënvizuar se është garant që procesi i nisur në PD të jetë i vërtetë. Sipas tij, ky transformim i PD do t’i paraprijë teansformimit që duan shqiptarët.

Basha: Diskutimi ka qenë jashtëzakonisht i frytshëm. Pa dyshim që ka mendime kritike. Pa i rrahur mendimet nuk mund të shkohet në mendime që përfaqësojnë konsensusin e të gjithë anëtarëve të Kryesisë. Falenderoj gjithë kryesinë e PD-së që ka përmbyllur një proces analize, konsultimi dhe propozimesh. Shqiptarët e shohin këtë jo thjesht një proces brenda PD-së, por një rrugë e re për çdo shqiptar.

Kryesia ka miratuar vendime që do t’i japin mundësinë çdo demokrati të kontribuojë në këtë proces dhe do të garantoj që të jetë një proces iformal, por i vërtetë i gjithë bashkimit të kontributit dhe ideve për këtë transformim të PD që i paraprin teansformimit që duan shqiptarët.




Be the first to comment

Leave a Reply