Basha kujton fitoren e parë të PD-së në zgjedhje: Dita e parë e lirisë!




Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përkujtuar 26-vjetorin e fitores së kësaj partie në zgjedhjet e para pluraliste të 22 marsit, 1992.

Në një postim në fb, Basha shkruan:” 22 marsi 1992: Dita e parë e lirisë!”

Nga votimi i mbajtur në 22 mars 1992, demokratët erdhën për herë të parë në pushtet duke shënuar kështu zgjedhjet e para pluraliste. Kjo datë historike do të shënohej si dita kur Shqipëria hodhi hapat e para drejt demokracisë.

Në zgjedhjet e para pluraliste Partia Demokratike fitoi 104 deputetë dhe Partia Socialiste 38 deputetë.




Be the first to comment

Leave a Reply