Basha: Narkoshteti i ka shtrirë krahët edhe në drejtësi




Kryetari i Partisë Demokratike hedh akuza për drejtësi kolektive dhe paralajmëron se aksioni i opozitës është mos heshtja kur drejtësia nuk është e barabartë por godet në mënyrë selektive.

Kur Fran Frrokaj, kryetari demokrat i Bashkisë së Lezhës po hetohet për skandalin me pronat në bregdetin e Shëngjinit, Basha ka këto pyetje:

“Kur do të dalë para drejtësisë Vangjush Dako? Qazim Sejdini dhe grupi kriminal i Elbasanit

Kur do të kapen anëtarët e pakapur të dosjes Habilaj

Kur do të kapet Klement Balili?

“Ne nuk do të lejojmë as të harrohen as anashkalohen nga skandale të vogla. Pa u vënë këta njerëz para drejtësisë në këto raste të denoncuara publikisht nga opozita, ka propagandë e farsë. Kjo do të thotë se narkoshteti i ka shtrirë krahët edhe në drejtësi, duke fshehur drejtuesit në pushtet”




Be the first to comment

Leave a Reply