Basha: PD ka kundërshtar vetëm aleancën e krimit, jo një person




Menjëherë pas deklaratës së Astrit Patozit ka reaguar me një status në Facebook dhe vetë kreu i PD-së. Ai thotë se kundërshtari i vetëm i PD-së është aleanca e krimit, jo thjesht një person.

“PD ka vetëm një kundërshtar, që nuk është thjeshtë një person, por aleanca e krimit. Dhe ne jemi përballë, si aleanca e vlerave. Në këtë aleancë ka vend për mendimin kritik, për debat dhe marrjen e vendimeve siç u mor sot; vendim unanim për të nisur menjëherë një proces analize dhe konsultimi me bazën demokrate me qëllim forcimin, reformimin, bashkimin dhe përballjen me Edi Ramën dhe qeverinë e dalë përmes tjetërsimit kriminal të vullnetit të shqiptarëve”, shkruan Basha.




Be the first to comment

Leave a Reply